Hashani: Asnjë vrasje në vitin 2014 në Gjilan, bien krimet e rënda

Kronikë e zezë

Hashani: Asnjë vrasje në vitin 2014 në Gjilan, bien krimet e rënda

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 11:05

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se fatmirësisht rajoni i Gjilanit gjatë periudhës gjashtë mujore të vitit 2014 nuk ka të raportuar as një vrasje. Gjithashtu ka rënie të veprave penale krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit paraprak.
Rajoni i Gjilanit vazhdon të mbetet një qytet i qetë për kah siguria, me një rënie të madhe të veprave penale derisa nuk është shënuar asnjë vrasje në vitin 2014.

Ismet Hasahni zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan thotë për rajonipress se veprat e rënda penale në rajonin e Gjilanit në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar, krahasuar me 6 mujorin e sivjetmë kanë një rënie të konsiderueshme

“Rajoni i Gjilanit vazhdon të jetë i qetë në aspektin e sigurisë dhe lëvizjes në përgjithësi. Sa i përket veprave të rënda penale nga një krahasim i bërë për periudhën 6 mujore të vitit 2014 me të njëjtën periudhë të vitit 2013 kemi një rënie të konsiderueshme te të gjitha llojet e veprave të rënda penale” tha Hashani.

Hashani tha se fatmirësisht rajoni i Gjilanit gjatë periudhës 6 mujore të vitit 2014 nuk ka të raportuar as një vrasje.

Shikuar statistikat dhe periudhat kohore nga viti 2013 dhe viti 2014 del se në vitin 2013 ka pasur katër vrasje derisa në vitin 2014 asnjë (0), lëndim i rendë trupor në vitin 2013 ka pasur 13 raste, kurse në vitin 2014 ka gjithashtu 13 raste, lëndim i lehtë në vitin 2013 janë shënuar 150 raste derisa në vitin 2014 janë 134 raste të evidentuara, vjedhje në vitin 2013 janë regjistruar 393 raste, kurse në vitin 2014 vetëm 374 raste, vjedhje e rëndë në vitin 2014 kemi 310 raste kurse në vitin 2014 kemi 270 raste, grabitje në vitin 2013 kemi 22 raste derisa në vitin 2014 kemi 13 raste.

Hasjani tha se sa i përket raporteve nga Policia e Kosovës të njësiteve patrulluese sektoriale të stacioneve si dhe Trafikut Rajonal po ashtu kemi një rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet me lëndime të rënda si dhe aksidenteve me dëme materiale.

Numri i Aksidenteve në komunikacionin Rrugor në Rajonin e Gjilanit sipas Hashanit krahasuar mes viteve 2013-2014 del të jetë : Aksidentet me fatalitet në vitin 2013 ka 5 raste, kurse në vitin 2014 janë 4 raste, aksidentet me lëndime në vitin 2013 janë 187 raste kurse në vitin 2014 janë 148 raste, aksidentet me dëme materiale në vitin 2013 kemi 413 raste kurse në vitin 2014 kemi 353 raste, tiketat e shqiptuara në vitin 2014 janë 16250 derisa në vitin 2014 janë 18366.

Hashani tha se policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit me përkushtimin ma të madh është duke implementuar Strategjinë “Polici në bashkësi”. “Planet operative dhe planet vepruese janë po ashtu faktor i rëndësishëm që drejtë për drejtë po ndikojnë në krijimin e një ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e sajë” tha Hashani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat