Grabit të moshuarin, gjendet i vdekur nga policia

Kronikë e zezë

Grabit të moshuarin, gjendet i vdekur nga policia

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 11:04

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në qytetin e Elbasanit. Një 49-vjeçar ka vdekur pasi i ka grabitur portofolin një të moshuari. Policia e këtij qyteti bën me dije se është vënë në ndjekje të tij, por e kanë gjetur të vdekur në rrugë, pasi kishte pësuar infarkt.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se autori i grabitjes është shtetasi Fidel Cani 49 vjeç nga qyteti i Shkodrës, i njohur edhe si person me precedentë penalë. Ngjarja u regjistrua sot në bulevardin ‘Aqif Pasha’ të Elbasanit ku 49-vjecari i grabiti portofolin të moshuarit dhe tentoi t’i largohej policisë.

Policia sqaron se me të marrë vesh lajmin janë vënë në ndjekje të hajdutit, të cilin e gjetën pa jetë në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’, ndërsa në xhep i gjetën edhe portofolin e të moshuarit, me 38 mijë lekë brenda.

Pasi iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se 49-vjeçari nga Shkodra kishte pësuar infarkt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat