Lazarat, qëlloi me armë policinë, arrestohet 53-vjeçari

Kronikë e zezë

Lazarat, qëlloi me armë policinë, arrestohet 53-vjeçari

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 08:44

Një 53-vjeçar u arrestua nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentative ndaj forcave të Policisë së Shtetit në Lazarat.

Avdul Bocia ishte një ndër personat që qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve të policisë gjatë operacionit të këtyre për asgjësimin e lëndëve narkotike në Lazarat. Ai ishte shpallur në kërkim që prej fillimit të operacionit antikanabis të policisë në Lazarat.

Gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 70 fishekë dhe 4 krehra me fishekë. Materialet i kaluan prokurorisë për të nisur procedimin penal.

Deri tani, numri i personave të arrestuar për tentativë vrasjeje ndaj policisë dhe për kultivim të lëndëve narkotike, ka shkuar në 40.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat