Vret të dashurën dhe fle në të njëjtin krevat me të

Kronikë e zezë

Vret të dashurën dhe fle në të njëjtin krevat me të

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 08:04

Vrau me grushta të dashurën në apartamentin e saj dhe më tej e kaloi natën duke fjetur në të njëjtin krevat me viktimën, pasi kishte humbur autobusin e fundit të linjës.
Anglezi Marcus Musgrove, 40 vjeç nuk ndjente aspak keqardhje ndaj viktimës së tij, Jacqueline Oakes, 51 vjeçe, nënë e katër fëmijëve dhe gjatë seancës gjyqësore bëri përgjegjëse gruan e vrarë, duke thënë se ishte dhunuar prej saj dhe se çdo gjë e kishte bërë për vetëmbrojtje.

Marcus jetonte me gruan prej kohësh, dhe fillimisht çdo gjë shkonte mirë, deri sa i dyshuari si vrasës nisi ta dhunojë viktimën. Gruaja kishte bërë tre denoncime në polici për të dashurin e dhunshëm, por pavarësisht kësaj ai shkonte gjithmonë pranë saj.

“E vura trupin e saj në njërën anë të krevatit dhe rashë të flija. Nuk mund të ikja, pasi nuk kishte më autobusë”,tha Musgrove, duke rrëfyer krimin.

Për krimin e tmerrshëm ai rrezikon të dënohet deri në 18 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat