​6 vjet burg dhe 40 mijë € gjobë për shqiptarin

Kronikë e zezë

​6 vjet burg dhe 40 mijë € gjobë për shqiptarin

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 17:24

Itali- Një shqiptar në Itali është dënuar me 6 vjet heqje lirie dhe një gjobë prej 40 mijë eurosh. Ka qenë ky dënimi që ka dhënë Gjykata e Vastos në Itali për 28-vjeçarin shqiptar Orges Kulla, i akuzuar për trafik droge.
Në 14 mars të këtij viti, Orges Kulla, dhe Fatmir Domi 30 vjeç u arrestuan nga policia e qytetit të Peskarës për drogë. Të dy shqiptarët ishin emigrantë me dokumente të rregullta në Itali. Shqiptarëve u sekuestruan në makinë 2,6 kg heroinë, e cila ishte paketuar në 4 pako, gjithashtu dhe 80 gramë kanabis si edhe 5 celularë.

Duke aplikuar procedurën e gjykimit të shkurtuar, gjykata e dënoi Orges Kullën me 6 vjet burg dhe 40 mijë euro gjobë për këtë trafik droge, ndërsa pritet që të zhvillohet gjyqi i Fatmir Domit, që u arrestua bashkë me Orges Kullën për të njëjtën akuzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat