Janë gjetur katër granate dore në Malishevë

Kronikë e zezë

Janë gjetur katër granate dore në Malishevë

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 11:28

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në fshatin Dragobil të Malishevës janë gjetur katër granate dore dhe disa karikatorë.

Sipas, Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur ditën e martë rreth orës 17:10.

“Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në një fushë të fshatit ka vërejtur katër granate dore dhe disa karikatorë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë siguruar vendin, ndërsa janë njoftuar njësitë përkatëse për t’i tërhequr mjetet e dyshuara. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat