Vlorë, asgjësohen 660 rrënjë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Vlorë, asgjësohen 660 rrënjë kanabis sativa

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 11:11

660 rrënjë kanabis sativa u asgjësuan sot në dy fshatra të Vlorës, nga një operacion i zhvilluar nga forcat e policisë, në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Policia bëri me dije se në fshatin Treblovë, u asgjësuan 350 rrënjë kanabis sativa, të kultivuara në 3 parcela. Gjithashtu u asgjësuan 350 rrënjë kanabis sativa në fshatin Mazhar, që ishin kultivuar në 7 parcela.

Nga burimet e policisë, mësohet se rrënjët e kanabisit ishin të gjata 80 centimetra deri në 1.3 metra. Menjëherë pas zbulimit të bimëve narkotike, policia bëri të mundur asgjësimin e tyre nëpërmjet djegies.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat