Shkodër, pranga 51 vjeçarit, tentoi abuzimin me të mitur

Kronikë e zezë

Shkodër, pranga 51 vjeçarit, tentoi abuzimin me të mitur

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 11:06

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 51 vjeçar, nën akuzën e abuzimit me të mitur. Burime nga polica bëjnë me dije se arrestimi i Gëzim Muçës u bë pasi ka tentuar të kryejë vepra të turpshme me një djalë të mitur, duke e kërcënuar me jetë atë që ti bindej dhe të mos tregonte.
Mësohet se fëmija ka mundur të shpëtojë nga duart e 51 vjeçarit, duke kërkuar ndihmën e prindërve të tij. Pas kësaj fëmija i shoqëruar nga prindërit është paraqitur në polici, për të denoncuar Muçën, ku pas hetimeve policia ka arrestuar 51 vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat