Në Skenderaj mbinë vetvetiu hashashi

Kronikë e zezë

Në Skenderaj mbinë vetvetiu hashashi

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 11:06

Policia e Kosovës njofton se ka kryer një operacion asgjësimi të bimëve narkotike nga të cilat prodhohet hashashi. Nuk ka persona të dyshuar që mund ti kenë mbjell, pasi që Policia dyshon që bimët kanë mbirë vetvetiu.

“Fshati Runik, Skenderaj 15.07.2014-10:20. Raportohet se me urdhër të prokurorit janë asgjësuar rreth 2190 bimë të llojit Kanabis Sativa të cilat supozohet se kanë mbirë vetvetiu në oborrin e dy shtëpive të pabanuara. Disa nga bimët janë konfiskuar si provë materiale”, thuhet në raportin policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat