Plagosen katër persona, teksa po ktheheshin nga ku kishin marrë nuse

Kronikë e zezë

Plagosen katër persona, teksa po ktheheshin nga ku kishin marrë nuse

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 20:22

Katër persona janë plagosur me armë zjarri të dielën rreth orës 18:00 në fshatin Mikushnicë të Skenderajt dhe ndodhen në QKUK në Prishtinës për trajtim.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Sipas tij, dyshohet se një mos marrëveshje e mëhershme mes dy familjeve, asaj Avdiu dhe Rexhepi ka rezultuar sot me konflikt të armatosur, ndërsa nuk ka dhënë detaje shtesë.
Të plagosurit u ka dal në rrugë personi (policë) teksa ata po ktheheshin nga ku kishin marrë nuse.
Personi që ka shtënën në ta, ka ndalë pikërisht veturën ku ndodhej nusja me mendimin se edhe dhëndëri është në të, por meqë ai nuk gjendej ka filluar konflikt me familjarë të tjerë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat