Trafiku i drogës, i dyshuari si ia hodhi policisë për GPS në makinë

Kronikë e zezë

Trafiku i drogës, i dyshuari si ia hodhi policisë për GPS në makinë

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 09:40

Syrja Sinani,i dyshuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës për trafik droge, ka mundur tia hedhë policisë disa herë, duke arritur ti ndryshojë makinat, në momentin kur mësonte se vëzhgohej nga policia apo që mund të ndalohej nga agjentët. Synimi i uniformave blu ishte ndalimi dhe vendosja e një GPS në makinën e Syrja Sinanit, me qëllim përgjimin e bisedave ambientale që ai kryente në makinë e tij. Për këtë veprim është marrë dhe leja në gjykatën e Tiranës, pasi kishte informacione se ai fliste me disa persona të tjerë nga Lazarati, të cilët organizonin trafikun e drogës nga Lazarati në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat