Tiranë, makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Tiranë, makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 08:58

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në kryeqytet. Një automjet tip 'Citroen' me targa TR9929C ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar në Spitalin ‘Nënë Tereza’.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas burimeve nga policia aksidenti ka ndodhur tek 9-katëshet në Tiranë, ndërsa i plagosuri është Agron M. 48 vjeç.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat