Gjendet i mbytur në Igumenicë 28 vjeçari që u nis drejt Greqisë për të kërkuar punë

Kronikë e zezë

Gjendet i mbytur në Igumenicë 28 vjeçari që u nis drejt Greqisë për të kërkuar punë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 16:48

Një i ri nga fshati Pojan i Fierit u gjet i mbytur nga policia greke në Igumenicë ndërsa shoku i tij deklarohet i zhdukur nga familjarët. Familja Çullhai eshte duke pritur trupin e 28 vjecarit Kristjan Çullhai. I ati dhe halla e Kristianit thonë se pala greke kerkon 2 mije euro per te sjelle trupin, shume te cilen familja nuk e perballon dot.

Edhe shoku i Kristianit Eri Pelivani humbi kontaktet me familjen. Te dy se bashku me dy djem nga Durresi u nisen drejt Greqise 10 dite me pare .

Policia greke njoftoi 3 dite me parë gjetjen e trupit te 28 vjecarit Kristian Çuhllai prane lumit ne Igumenice.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat