Arrestohet hakeri shqiptar më i kërkuar, vodhi 14 milionë dollarë (VIDEO)

Kronikë e zezë

Arrestohet hakeri shqiptar më i kërkuar, vodhi 14 milionë dollarë (VIDEO)

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 15:13

P​olicia gjermane ka mundur të arrestojë një ndër shqiptarët më të kërkuar në botë, Qëndrim Dobrunën, i cili akuzohet për mashtrime kompjuterike që kapin vlerën e 14 milionë dollarëve.
27-vjeçari Dobruna pas arrestimit ka pranuar fajësinë dhe është ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ndaj tij ka tashmë një hetim.

Dobruna ka shpjeguar për hetuesit se ai ishte pjesë e një grupi hakerash dhe me anë të klonimit të kartave të kreditit, arrinin të përfitonin vlerat monetare.

Vepra penale për të cilën ai e pranoi fajin rrezikon një dënim prej 30 vitesh burg dhe një gjobë prej 1 milion dollarësh. Por pas një marrëveshjeje me qeverinë amerikane Dobruna tashmë rrezikon 9 vite burg. Vendimi për të pritet të jepet në datën 24 tetor.

Nga provat e mbledhura deri më tani rezulton se ky grup hakerash përbëhej nga 7 persona, të cilët kanë kryer 15 mijë transaksione duke përdorur karta krediti të klonuara. Ata kanë kryer tërheqje parash në 18 vende të botës, në mesin e të cilave bën pjesë Shqipëria dhe Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat