Arrestohet adoleshenti shqiptar në Britani, e punësuan për të kultivuar drogë

Kronikë e zezë

Arrestohet adoleshenti shqiptar në Britani, e punësuan për të kultivuar drogë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 12:25

Kur një adoleshenti shqiptar i ofruan një punë në Britani, ky i fundit nuk nguroi që ta humbiste këtë mundësi. Pas ardhjes në mënyrë të paligjshme në Bristol, adoleshenti Xhani Alikaj filloi të kultivonte 100 bimë kanabisi.

Por policia e arrestoi 19-vjeçarin e pastrehë, dhe e deklaruan fajtor për prodhimin e drogës të klasit B.

Duke e burgosur atë për një vit, gjykatësi Richard Bromilow i thotë:

“Pas mbjelljes së 100 bimëve kanabis, ti ishe në kërkim të një operacioni mjaft të sofistikuar dhe komercial.”

Policia ka raportuar se droga u gjet në 3 dhoma të një shtëpie në Warmley, dhe ndriçimi së bashku me ambientin ishin shumë profesionale për kultivimin e hashashit. I pandehuri është arrestuar dhe më pas është dërguar në stacionin e policisë, ku dhe ka pranuar kultivimin e kanabisit.

Sipas policisë, Alikaj ka deklaruar se kishte takuar një person në Itali, i cili i kishte premtuar punë në Britani. Por, ai e dinte që ato bimë ishin kanabis, dhe që kultivimi i tyre është i paligjshëm.

Përballë këtyre akuzave, Alikaj tha në sallën e gjyqit se familja e tij në Shqipëri ishte e varfër. Avokati i tij mbrojtës Simon Goodman, tha se 19-vjeçari ishte thjesht një ushtar që paguhej për t’u kujdesur për bimët. Ai ndodhej këtu prej një viti duke larë makinat, apo gjëra të tjera të këtij lloji. I ishte premtuar që do të paguhej 1000 paund në muaj, por deri ditën që u arrestua, ai nuk mori asgjë.

Një seancë e mëparshme gjyqësore ndaj adoleshentit u shty për shkak se nuk kishte një përkthyes shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat