Kapet hajdutja 50-vjeçare e banesave

Kronikë e zezë

Kapet hajdutja 50-vjeçare e banesave

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 12:24

Një grua 50-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet të ketë kryer një seri vjedhjesh.

Sipas autoriteteve, shtetasja me inicialet K.P dyshohet se, ka vjedhur në banesën e shtetases L.M, një shumë prej 1.2 milionë lekë.

Ndërkohë mësohet se, 50-vjeçarja ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në të njëjtin pallat, me të njëjtin mekanizëm, duke kryer vjedhjen me anë të çelësit të banesave. Tashmë, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat