Arrestohet një femër në Përmet, akuzohet për tre vjedhje në banesa

Kronikë e zezë

Arrestohet një femër në Përmet, akuzohet për tre vjedhje në banesa

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 11:47

Policia e Përmetit ka vënë në pranga një femër të akuzuar për vjedhje në banesa.

Pas hetimeve të uniformave blu u bë arrestimi i 50 vjeçares K.P., e cila dyshohet për vjedhje në banesën e shtetases L.M., ku ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra.

Bazuar në informacionet dhe denoncimet e grumbulluara, dyshohet se 50 vjeçarja ka vjedhur edhe dy banesa të tjera në pallat.

Lidhur me të ndaluarën vijojnë hetimet e mëtejshme për të zbuluar mënyrën e veprimit gjatë vjedhjeve dhe rastet e tjera ku mund të jetë përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat