​Arrestime në Pejë

Kronikë e zezë

​Arrestime në Pejë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 09:04

Një dëshmitar i rastit ka thënë se tek rrethi rrugës për në Deçan, tek lokacioni i quajtur “ Te dulia”.
Njësia e Speciale e Kosovës ka arrestuar mbrëmë disa persona, që ishin duke ndenjur në tavolina të një lokali të mbyllur. Korrespondenti i KD nga Peja raporton se sipas dëshmitarit, policë të maskuar për disa sekonda kishin arritur t’i arrestonin ata.

Policia e Krimeve të Rënda është në vendin e ngjarjes. Sipas një burimi tjetër jo zyrtar i medieve të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë. Ende nuk ka informata të konfirmuara zyrtarisht për këto arrestime, e as për motivet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat