Vrasja e dyfishtë në Pejë, rrëfimet e familjarëve

Kronikë e zezë

Vrasja e dyfishtë në Pejë, rrëfimet e familjarëve

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 21:54

Dy persona u vranë në Malet e Peklenës në Pejë derisa policia nuk jep hollësi të tjera për shkak të hetimeve. Sipas familjarëve ata kishin shkuar të merrnin degë drunjsh për flija.
Shefqet Thaçi dhe Fuad Murati u gjetën të vdekur një ditë pasi me makinë dolën të marrin degë drunjësh.

“Na e kemi marrë vesh se ai ka dalë në 4 në akshëm, edhe su kthy hiq. Kena provu me i thirr, asnjanit nuk i ka bo telefoni.Tani u ardh një shok me e la kerrin edhe kur i kemi kallxu na tha hajde shkojmë e dalim e lypim”, tha për Klan Kosova,Kosovë Thaçi, djali i Shefqet Thaçit.

Nga e premtja Familja Thaçi hapi të pame për të birin Shefqetin 47 vjet i cili së bashku me Fuatin 35 vjeçar dyshohet të jenë vrarë me armë zjarri.

Të njëjtën e bëri edhe familja Murati.

Motivet e vrasjes nuk janë të ditura deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat