Tentoi të vriste gruan në Tiranë, ndërhyjnë kalimtarët në kohë

Kronikë e zezë

Tentoi të vriste gruan në Tiranë, ndërhyjnë kalimtarët në kohë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 21:28

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë pasditen e sotme, ku një person kërcënoi me thikë ish-gruan dhe fëmijën e tij.
Fatmirësisht qytetarët ndërhynë në kohë, dhe policia mbërriti menjëherë për të parandaluar vrasjen.

Ngjarja ndodhi në pranë Ali Demit në Tiranë, ku Fatos Cifligu, i shkëputi nga krahu fëmijën ish-bashkëshortes dhe e kërcënoi me thikë atë.

Tregtarët dhe qytetarët që ndodheshin në atë moment në vendin e ngjarjes, ndërhynë menjëherë duke i shkëputur nga duart fëmijën personit në fjalë.

Pasi i larguan fëmijën nga duart disa prej të tyre e goditën Çifligun i cili mundi t’u largohet atyre.

Por falë lajmërimit në kohë të Komisariatit nr 1, policia arriti të ndërhyjë në kohë duke parandaluar largimin e tij.

Menjëherë pas mbërritjes së policisë, u bë e mundur kapja e Cifligut, i cili u arrestua menjëherë.

Aktualisht gruaja dhe fëmija janë mirë dhe të siguruar falë urdhrit të mbrojtjes së vendosur nga gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat