E grushton bashkëshorten, një muaj paraburgim për burrin

Kronikë e zezë

E grushton bashkëshorten, një muaj paraburgim për burrin

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 21:07

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim që të mbajë në paraburgim Qerim Shalën nga Prizreni, i akuzuar për lëndim të lehtë trupor.
Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj, tha se Shala do të mbahet në paraburgim për një muaj.

“Gjatë kësaj kohe pritet që i pandehuri të dalë në gjykim para Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore”, tha Kicaj.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

Shala u arrestua më datën 09 korrik 2014, në ora 19.00.

“I pandehuri u akuzua për shkelje të Kodit Penal duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes; rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, pasi i njëjti është recidivist - përsëritës i veprës penale, në shkelje të Nenit 188 par.3. lidhur me pa.1 të KP-së. Gjykata i cakton paraburgim prej një muaji”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat