Rrahu misin, ja dënimi që i japin

Kronikë e zezë

Rrahu misin, ja dënimi që i japin

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 17:44

Gjykatësit kanë caktuar dënimin me 8 vite burg për 28 vjeçarin Antonio Caliendo, i cili ka ushtruar dhunë fizike mbi misin 21 vjeç, Rosaria Aprea. Dy të sipërpërmendurit kanë pasur marrëdhënie intime me njëri-tjetrin dhe për më tepër, kanë bashkëjetuar për një kosh të gjatë.

Caliendo, i cili nuk ishte i pranishëm në procesin gjyqësor që është zhvilluar në Itali, me dyer të mbyllura, është njohur si fajtor i dhunës së ushtruar mbi misin si dhe është dënuar përveç se me 8 vite burg, edhe me gjobën prej 25 mijë euro.

Rosaria Aprea ka qenë shtatzënë me agresorin në momentin që ai e ka dhunuar. Si pasojë, ajo ka marrë fraktura të rënda në trup dhe i është nënshtruar një operacioni të vështirë, pas humbjes në mënyrë të menjëhershëm ë foshnjës. Pak ditë më parë ajo mori pjesë në një konkurs bukurie dhe u shpall mis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat