Arrestohen tre persona dhe asgjësohen 1448 bimë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona dhe asgjësohen 1448 bimë kanabis sativa

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 15:00

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të enjten rreth orës 19:30 ka arrestuar tre persona në Prishtinë të dyshuar për kultivimin e substancave narkotike.

Poashtu, Policia e Kosovës ka asgjësuat 1448 bimë kanabis sativa.
Për këtë rast hetimet kanë zgjatur rreth tremujore më pas Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Narkotikë ka realizuar këtë operacion policor.

Personat e arrestuar janë:

B. K i lindur me 1949 mashkull/ Shqiptar-Kosovar
Q. K i lindur më 1993 mashkull/ Shqiptar-Kosovar
K. K i lindur më 1992 mashkull/ Shqiptar-Kosovar

Hetuesit policorë përmes rrugëve operative kishin pranuar informacione se këto bimë kishin qenë të mbjella katër parcela në një fshat në rrethinë të Podujevës. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar dy shtëpi por nuk është gjetur asgjë.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera hetimore. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat