Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të renda

Kronikë e zezë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të renda

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 13:55

Policia e Kosovës njofton se kohëve të fundit janë raportuar nga qytetarët disa raste të vjedhjeve të rënda dhe të asgjësimit dhe dëmtimit të pasurisë në Klinë. Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë objektet e antenave të IPKO-s dhe Vala-s.

“Hetues gjatë një pune intensive dhe të përkrahur edhe nga njësite tjera të ketij stacioni kanë arrit që t’i ndriçojnë 8 raste të vjedhjes së rëndë dhe asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë duke arrestuar tre të dyshuarit e mudshëm: Ismet M.- 1980 nga Prishtina, Alban Sh. - 1986 nga fshati Trudë KK Podujevë dhe Besim N. - 1982 nga Prishtina”, thuhet në një njoftim të policisë.

Hetuesit policor, si provë dhe dëshmi materiale lidhur me këto raste kane konfiskuar nga të dyshuarit një automjet te tipit Golf II, 200 litra naftë, një akumulator,7 bidon 40 l. , si dhe mjete tjera të përshtatshme për kryerjen e veprës penale.

Të dyshuarit janë duke u intervistuar edhe për disa raste tjera të vjedhjeve që janë raportuar vitin 2013.

Lidhur me këto është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 ore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat