Veselinoviq dënohet me 1 vit burg

Kronikë e zezë

Veselinoviq dënohet me 1 vit burg

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 12:12

Një trup gjykues nga Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar Zharko Veselinoviq me 12 muaj burg dhe me një gjobë prej 300 euro.

Ai kishte penguar Policinë e Kosovës në kryerjen e detyrave zyrtare të tyre në fshatin Rudare. Sipas një njoftimi të EULEX-it, Z.V më 14 gusht 2010 e ka penguar Policinë e Kosovës që ta dërgojë një kamion cisternë, e cila kishte destinacion pompën e benzinës “Team” në fshatin Rudare, në terminalin doganor në Mitrovicë për verifikime të mëtejme doganore në lidhje me kontrabandën e mundur të mallrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat