Një i dyshuar për dy të vrarët në Pejë, asnjë i arrestuar

Kronikë e zezë

Një i dyshuar për dy të vrarët në Pejë, asnjë i arrestuar

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 12:04

Personi me inicialet N.N, është personi i cili dyshohet se ka vrarë sot viktimat Sh.Th. dhe F.M. Ky konfirmim vjen nga Policia e Kosovës e cila në bazë të hetimeve ka nxjerrë këtë konstatim, mirëpo me gjithë këtë Policia thotë se ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Emaili që ka ardhë në orët e mesnatës nga Policia e Kosovës shpjegon se si dy tashmë të vdekurit ishin dalë dje për të prerë dru, por që më nuk ishin kthyer. Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka dalë në terren dhe rreth orës 16:15 patrulla policore ka njoftuar se ne lokacionin e quajtur të malit “Peklene” Maja e zezë , është gjetur një trup i pa jetë që dyshohej të jetë trupi i viktimës Sh.Th. Ndërsa në pjesën e Peklenës e cila gjendet kah Maja e Zezë në pjesën tjetër është gjetur trupi i dytë i pa jetë që dyshohet të jetë viktima F.M.

“Sipas hetimeve dyshohet se të njëjtit janë të vrarë nga NN personi me armë te zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Pejës.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse,stafi komandues i stacionit policor, hetimet e stacionit e forenzika dhe hetimet dhe forenzika rajonale. Është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjekësia ligjore dhe ekipi i zjarrëfikseve.

Sipas njoftimit, trupat e pa jetë janë tërhequr nga njësiti i Mjekësisë ligjore dhe do të dërgohen për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat