Korçë, gjendet i mbytur në lumë një 64-vjeçar

Kronikë e zezë

Korçë, gjendet i mbytur në lumë një 64-vjeçar

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 11:41

Një burrë është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në lumin e Dunavecit të Korçës.

Nga të dhënat paraprake viktima mësohet të jetë një 64-vjeçar me iniciale A.C nga fshatin, Vashtëm.

Sipas deklaratës së familjareve gjatë natës së mbrëmshme ai ishtë larguar për të peshkuar dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Trupi i mbytur është gjetur nga vetë familjarët e viktimës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Deri më tani dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat