Lazarat, ndalohet një makinë me drogë, ishte gati për t'u transportuar

Kronikë e zezë

Lazarat, ndalohet një makinë me drogë, ishte gati për t'u transportuar

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 11:06

Në rrethinat e Lazaratit është ndaluar një fuoristradë me një sasi të vogël marijuane e cila ishte gati për t'u transportuar. Policia ndaloi pronarin e automjetit, 23-vjeçarin me inicialet D.J. nga Vlora.

Ndalimi i fuoristradës u bë i mundur nga agjentët e Antidrogës në kuadër të aksionit antikanabis që vijon në fshatin e Lazaratit.

Automjetit i ishin hequr sediljet e pasme dhe brenda tij u gjet e shpërndarë sasia e marijuanës.

Ndërkohë policia po vijon kontrollet në rrethinat e komunës Lazarat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat