Arrestohen 7 shqiptarë në Francë për heroinë

Kronikë e zezë

Arrestohen 7 shqiptarë në Francë për heroinë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 23:36

​Policia franceze ka vendosur në pranga shtatë shqiptarë ditën e hënë, pasi u ka sekuestruar gjashtë kg heroinë dhe 10 kg lëndë që shërben për përzierjen e drogës.
Mësohet nga mediat franceze se arrestimi i shqiptarëve është bërë në rajonin e Lionit të hënë, por nuk është publikuar nga ana e policisë deri ditën e djeshme.

Ndërsa dy prej tyre policia franceze i ka liruar dje në mëngjes pas hetimit të bërë, 5 vijojnë akoma të qëndrojnë në ambientet e paraburgimit ku pritet që të dalin para prokurorit të çështjes nesër.

Sipas mediave franceze Heroina ishte importuar nga Shqipëria, ndërsa përzierësi vinte nga Holanda. Vlera e rishitjes së drogës nuk është specifikuar nga ana e policisë së Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat