Në kërkim nga Interpol, ekstradohet nga Italia

Kronikë e zezë

Në kërkim nga Interpol, ekstradohet nga Italia

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 18:46

Një person i shpallur në kërkim nga Interpol, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

Nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Milano në Itali drejt vendit tonë, i 39 vjeçarit nga Durrësi, Julian Dauti.

I sipërpërmendurit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2004, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimit ose marrjes peng të personit", kryer në bashkëpunim.

Në muajin gusht të vitit 2011, në Tiranë dhe Durrës, Julian Dauti, në bashkëpunim me Fatjon Dautin, kanë marrë dhe mbajtur peng shtetasin Raimond P., të cilin e kanë keqtrajtuar për ta detyruar për të nxjerrë në pritë shtetasin Dritan M., me qëllim për ta vrarë për motive gjakmarrje.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, ekstradim i kryer ditën e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat