Një vrasje e zbardhur me vështirësi/ I akuzuari pret damarët në burg: Jam i pafajshëm

Kronikë e zezë

Një vrasje e zbardhur me vështirësi/ I akuzuari pret damarët në burg: Jam i pafajshëm

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 18:18

​Një i burgosur, i akuzuar për vrasje, ka prerë damarët e duarve në qelinë e burgut 302. Nik Llakaj është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Vetëm tre ditë më parë, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 10 vite burg për vrasjen e Ervin Merdinit, 27 vjeç.

Llakaj akuzohet se e ka qëlluar me thikë fqinjin Merdinin pas një sherri.

Megjithatë u desh punë për të zbardhur vrasjen e Merdinit.

Fillimisht u thua se Merdini kishte rënë nga biçikleta dhe kishte mbetur i vdekur.

Por ekspertiza mjekoligjore zbuloi se mjeti i mprehtë në trupin e tij nuk ishte piruni i biçikletës, por një thikë.

Për shkak se mungonin dëshmitarët okularë, prokuroria pati probleme për të zbardhur këtë histori.

Megjithatë, në banesën e Llakajt u gjet edhe thika, por edhe gjurmë gjaku, që pas krahasimit rezultuan se ishin të njëjta me të viktimës.

Llakaj vazhdon të këmbëngulë se ngjarja ka qenë aksidentale.

Ai thotë se ka pasur një konflikt me viktimën, por nuk e ka vrarë.

Ta mendosh që gjithçka nisi pas një zënke krejt banale mes tyre në rrrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat