Konfiskohen rreth 10 kilogramë substancë narkotike

Kronikë e zezë

Konfiskohen rreth 10 kilogramë substancë narkotike

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 14:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 15:00 janë konfiskuar rreth 10 kilogram substancë narkotike, që dyshohet se është e llojit marihuanë.
Në hetimin e këtij rasti janë marr në vazhdimësi përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Sllovenisë, me c`rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në rajonin e Suharekës, ka realizuar këtë operacion policor.
Lidhur me këtë rast hetuesit policorë kishin pranuar një informatë nga Policia e Sllovenisë se një i dyshuar mashkull nga Kosova që ishte arrestuar nga Policia në Slloveni, dyshohet se në shtëpinë e tij në Kosovë mund të ketë sasi të substancës narkotike.
“Hetuesit policor në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Speciale dhe gjyqtarin e procedurës paraprake në Prizren ka filluar operacionin policor , duke bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, me ç’rast në garazhin e shtëpisë së tij janë gjetur dy çanta me substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë marihuanë.
Pas përfundimit të procedurave policore është bërë matja e peshës e cila rezulton të jetë rreth dhjetë kilogram (10 kg), të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, të gjitha veprimet policore lidhur me këtë operacion policor janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat