Shkon me pushime me vajzat, kapet me drogë

Kronikë e zezë

Shkon me pushime me vajzat, kapet me drogë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 11:24

15 Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur me 58 kg marijaunë. Sipas medieve italiane në pranga ka rënë 42-vjeçari me inicialet B.P., i cili kishte ardhur që nga Greqia me një traget.
Mësohet se në momentin kur është ndaluar shqiptari ka qenë se bashku me dy vajzat e tij, 14 dhe 16 vjeç. Policia ka bërë me dije se shqiptarin e ka tradhtuar fytyra dhe kur është pyetur ai ka deklaruar se kishte ardhur në Itali për të kaluar disa ditë pushime me vajzat.

Policia pasi ka pikasur frikën e shqiptarit ka bërë kontroll të imtësishëm, ku me anë të qenve nuhatës u zbulua edhe ngarkesa e marijuanës. Mësohet se, droga ishte e ndër në 63 pako dhe ishte mbuluar me pluhur kafeje për të shmangur nuhatjen e qenve.

Sipas autoriteteve italiane, nëse droga do të kishte dalë në treg, do të sillte rreth 600 mijë euro fitime. Shtetasi shqiptar është vënë në pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa vajzat i janë besuar disa familjarëve të afërm që jetonin në Itali, në pritje për t’u kthyer në Shqipëri tek e ëma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat