Gjendet i vdekur nëndrejtori i burgut të Drenovës

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur nëndrejtori i burgut të Drenovës

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 09:38

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur nëndrejtori i burgut të Drenovës. Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të 33-vjeçarit Dritan Jashari, dhe kanë njoftuar edhe policinë. Efektivët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake kanë konstatuar se nuk ka shenja dhune në trupin e 33-vjeçarit dhe paraprakisht mendohet për një vdekje natyrale.

Sipas familjarëve Jashari prej kohësh kishte probleme kardiake dhe me frymëmarrjen për shkak të mbipeshës. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Dritan Jashari mbante postin e nëndrejtorit në një nga burgjet më të rëndësishme në vend atë të Drenovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat