Shkodër, agjësohen 1560 rrënjë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Shkodër, agjësohen 1560 rrënjë kanabis sativa

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 08:48

1560 rrënjë kanabis sativa u asgjësuan ditën e sotme, gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në Shkodër dhe në Malësi të Madhe.

Gjatë operacionit, policia arriti të identifikojë dhe asgjësojë 12 parcela me bimë narkotike.

Konkretisht në vendin e quajtur Fshati Mazrrek, Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër, u gjetën dhe asgjësuan 2 parcela me 144 rrënjë Canabis Sativa.

Në vendin e quajtur Fshati Barcollë, Komuna Shllak, e rrethit Shkodër, u gjetën dhe asgjësuan 8 parcela me 746 rrënjë Canabis Sativa.

Ndërsa, në vendin e quajtur Fshati Dedaj, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 2 parcela me 670 rrënjë Kanabis Sativa.

Aktualisht policia është duke punuar për identifikimin e personave përgjegjës për mbjelljen e lëndëve narkotike. Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat