Përdhunohet 14 vjeçarja e hidhet nga treni

Kronikë e zezë

Përdhunohet 14 vjeçarja e hidhet nga treni

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 20:20

Përdhunimi dhe vrasja e një vajze 14 vjeçare, e cila u hodh nga një tren në ecje e sipër gjatë natës në jug të Tajlandës, ka shkaktuar indinjatë të thellë në vend, duke bërë që të kërkohet dënimi me vdekje për përdhunuesin, drejtuesin e trenit.
Trupi i vajzës, e identifikuar si Kochakorn Pitakjumnong, u zbulua pranë binarëve të trenit, në provincën e Prachuap Khirikhan. Vajza ishte duke u kthyer bashkë me motrat e saj, nga një vizitë ku kishte qenë te gjyshja.
Si i dyshuar kryesor për krimin, policia arrestoi drejtuesin e trenit. I dyshuari rezultoi nën efektin e alkoolit. Sipas ligjit vendas, autori i krimit rrezikon dënimin me vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat