Traktori i shkakton Fadil Mitarit lëndime të rënda

Kronikë e zezë

Traktori i shkakton Fadil Mitarit lëndime të rënda

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 18:53

Fadil Myftari, rreth 48 vjeç nga fshati Runik i komunës së Skenderajt, është goditur aksidentalisht nga traktori në lëvizje, derisa ishte duke punuar në arën e tij, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 9”15 në fshatin Runik.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se hetimet policore nuk çojnë në dyshime tjera, përveç se gjatë manipulimit me makinën që ka qenë e lidhur prapa traktorit, lidhësja është shkëputur dhe ka ardhur deri te aksidenti.

Në anën tjetër, sipas mjekut, viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat