Konfiskohen dhe asgjësohen fara me afat të skaduar

Kronikë e zezë

Konfiskohen dhe asgjësohen fara me afat të skaduar

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 17:23

581 copë (paketime) të farave me afat të skaduar, janë konfiskuar dhe asgjësuar nga Inspektorët Fitosanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë.
Këto fara të lakrës kokë, specit, shalqirit, pjeprit, spinaqit, dhe dredhëzës. Farëra të bimëve dekorative – luleve dhe farëra ( Apium graveolens).

Kjo ka ndodhur në një nga bizneset që merret me tregtimin e agroimputeve, e të cilat ishin në qarkullim për shitje.

Farërat me afat të skaduar janë konfiskuar, sepse si të tilla, e kanë humbur energjinë dhe aftësinë mbirjes për shkak se janë te vjetruara dhe nuk janë ruajtur në kushte adekuate.

Si të tilla nuk lejohen për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës. Sepse ligjet në fuqi e ndalojnë shitjen e produkteve me afat të skaduar.

Asgjësimi në këtë rast, thuhet se është bërë në kushte adekuate në mënyrë që të mos paraqesin ndonjë rrezik fitosanitar.

Ndërsa për subjektet të cilat tentojnë të tregtojnë produkte me afat të skaduar do ndërmerren edhe masa ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat