Lezhë, përplaset këmbësorja, largohet shoferi

Kronikë e zezë

Lezhë, përplaset këmbësorja, largohet shoferi

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 10:06

Një makinë ka përplasur një femër në qytetin e Lezhës. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar në drejtim të paditur.

Këmbësorja, e cila ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, është dërguar me shpejtësi për në spitalin e kryeqytetit. Ajo po merr kujdesin e duhur mjekësor, por aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Lezhës informon se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat