Gjirokastër, sekuestrohet 100 kg drogë, po transportohej për në Vlorë

Kronikë e zezë

Gjirokastër, sekuestrohet 100 kg drogë, po transportohej për në Vlorë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 09:34

Një sasi prej 100 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia në Gjirokastër gjatë ditës së sotme.

Burimet bëjnë të ditur për media se droga ishte duke u transportuar nëpërmjet mushkave nga mali në drejtim të qytetit bregdetar të Vlorës.

Deri në këto momente janë identifikuar dy autorët transportues, të cilët kanë mundur të ikin, sapo kanë pikasur forcat blu. Policia është duke punuar për kapjen e tyre. Mendohet se droga vinte nga Lazarati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat