Dy aksidente në Istog, një i lënduar

Kronikë e zezë

Dy aksidente në Istog, një i lënduar

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 22:13

Për brenda një ore në komunën e Istogut kanë ndodhur dy aksidente, njëri në fshatin Lubovë dhe tjetri në fshatin Vrellë.
Aksidenti i parë i cili ka ndodhur rreth orës 15:00, ku një veturë është ndeshur me një kamion.

Mësohet se vetura ka dëme të mëdha dhe se ngasësi i kësaj makine ka marr lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa aksidenti i dytë i cili ka ndodhur në fshatin Vrellë, është vetëm me dëme materiale dhe pa pasoja në njerëz.
Ky aksident ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta, me ç’rast shihet edhe nga fotografitë një veturë e cila ka dalë nga rruga.
Aksidentet janë konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës Xhevat Ibraj, por që nuk janë dhënë detaje.
Sipas Ibrajt, detajet do të dihen vetëm atëherë kur Policisë i shkojnë raportet nga terreni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat