Ndahet gruaja, pi helm 28 vjeçari nga Durrësi

Kronikë e zezë

Ndahet gruaja, pi helm 28 vjeçari nga Durrësi

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 18:27

Një 28 vjeçar nga Durrësi ka tentuar t’i japë fund jetës së tij pas ndarjes nga bashkëshortja, duke pirë një sasi pesticidesh. Ai është transportuar me shpejtësi për në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet nga familjarët, të cilët e kanë gjetur në gjendje kritike për jetën. Aktualisht N.B nga Durrësi është jashtë rrezikut. Familjarët kanë bërë të ditur se viktima është ndarë nga bashkëshortja prej disa ditësh, gjë që mendohet të jetë bërë shtysë për vetëhelimin e tij. Ai vuante nga depresioni, ndërsa tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat