E rrah burrin, e bën për spital

Kronikë e zezë

E rrah burrin, e bën për spital

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 13:25

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në Graçanicë, pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit, ka ardhur deri te një rrahje në mes të disa personave meshkuj serbë.

Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj serbë marrin lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Policia.

Një rast tjetër ka ndodhur në Zubin Potok, ku ankuesi mashkull serb ka raportuar se bashkëshortja e tij-e dyshuara femër serbe, fillimisht e ka ofenduar e më pas edhe e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor.

Edhe një rast tjetër ka ndodhur në pikën kufitare, Bërnjak, ku i dyshuari mashkull serb, me veturën e tij Golf III, gjatë kalimit në pikën kufitare, ka penguar personat zyrtarë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat