Vetëvaret në qeli i dënuari me burg të përjetshëm

Kronikë e zezë

Vetëvaret në qeli i dënuari me burg të përjetshëm

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 01:00

I dënuari me burg përjetë Azem Peca vetëvaret në ambientet e burgut të Zaharisë në Krujë. Familjarët që morën lajmin në orët e vona të mbrëmjes së djeshme akuzojnë gardianët e burgut se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të afërmit të tyre që vetëm gjatë 5 muajve të fundit kishte degraduar nga gjendja shëndetësore. Sipas vëllait Hakiut dhe dajës së tij, Azem Peca ka pasur një komunikim me nënën rreth ores 11 dhe më pas është vetëvarur.

Ndërsa ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, drejtues nga burgu i Krujës deklarojnë se më herët ky i dënuar ka qenë ën burgun e Fushë Krujës dhe ps përkeqësimit të shëndetit është dërguar në burgun e Krujës për trajtim. Ata deklarojnë se vetëvarja ka ardhur nga anomalitë e shfaqura kohët e fundit me shëndetin mendor./bw/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat