Arrestohet në Tiranë dhe dorëzohet në Kosovë xhihadisti

Kronikë e zezë

Arrestohet në Tiranë dhe dorëzohet në Kosovë xhihadisti

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:13

Burim Ballazhi, i cili u arrestua nga skuadrat e operacioneve speciale në rrugën ”Siri Kodra” në Tiranës, për rekrutimin e xhihadistëve për në Siri, u është dorëzuar autoriteteve policore në Kosovë.

Lajmi konfirmohet mediat shqiptare sipas të cilave Ballazhi është pjesë e grupit të Kaçanikut që kryejnë rekrutime të besimtarëve myslimanë kosovarë dhe shqiptarë për të luftuar përkrah organizatave të cilësuara terroriste “Jabat Al-Nusra” dhe “ISIS” në luftën civile në Siri.

Sipas të njëjtit burim aktiviteti i Ballazhit është kthyer në Kosovë dhe janë autoritetet kosovare që po kryejnë hetimin ndaj tij. Të njëjtën ditë me Ballazhin, policia kosovare arrestoi Ilir Berisha, Sedat Topojani dhe Jetmir Kyçyku për të njëjtën dosje. Berisha, Topojani dhe Kyçyku janë në paraburgim pasi në 27 qershor Gjykata e Prishtinës caktoi 30 ditë burg për ta.

Ata dyshohet të jenë marrë me terrorizëm dhe të kenë qenë disa herë në Siri për të luftuar si pjesë e një organizate terroriste. Të tre janë kthyer në Kosovë para disa javësh, dhe se i përkasin një grupi të luftëtarëve nga rajoni i Kaçanikut.

Policia, sipas urdhëresës së gjyqtarit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ka realizuar kontrolle në dy lokalitete, në Kaçanik dhe në Han të Elezit, me ç’rast janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre personave të dyshuar, tanimë të ndaluar e të dënuar me nga një burg.

Në Shqipëri grupi i rekrutuesve për luftën e xhihadit në Siri, u godit disa muaj më parë, në një operacioni që ka çuar në pranga 90 të dyshuar, të akuzuar se kanë dërguar rreth 90 shtetas shqiptarë për luftën civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat