Plagos të dashurën dhe shoqëruesin e saj për xhelozi, arrestohet 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Plagos të dashurën dhe shoqëruesin e saj për xhelozi, arrestohet 25-vjeçari

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 10:41

Një 23-vjeçare (grua e ve), e cila u kishte dhënë fjalën për martesë më shumë se dy djemve, është bërë shkak i një përleshjeje me thika në Durrës. E reja është plagosur me thikë nga i dashuri i saj në mes të rrugës, teksa ecte dorë për dore me një tjetër djalë të njohur rishtas.

Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen nr. 6 të qytetit bregdetar, pranë shkollës "Nënë Tereza". Mësohet se 25-vjeçari Zydi Llani ka sulmuar me thikë të dashurën e tij N.B. dhe 24-vjeçarin F.H., me të cilin ishte e shoqëruar e reja.

Sipas bluve, autori i ngjarjes ka qenë në ndjekje të 23-vjeçares së ve dhe në momentin që ai e ka parë të shoqëruar me një mashkull tjetër, ka tentuar ta godasë me sende të forta në rrugë. Në ndihmë të saj është hedhur shoqëruesi i saj, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur. Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia arrestoi në ish-Kënetë Zydi Llanin. Sipas hetuesve të çështjes, ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat