Në kërkim për drogë dhe tentativë vrasje, kthehet në Itali, rrëmben një femër

Kronikë e zezë

Në kërkim për drogë dhe tentativë vrasje, kthehet në Itali, rrëmben një femër

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 09:38

Policia e Venezia në Itali vuri në pranga një shqiptar, i identifikuar si Ervin Vucaj, 24 vjeç, nën akuzën për rrëmbim personi, kërcënime të rënda dhe dhunë. Shqiptari kërkohej që nga maji i vitit 2011 për trafik droge dhe tentativë vrasje, me një dënim që i mbetej për të vuajtur edhe gjashtë vjet. Prej disa kohësh ai ishte kthyer në Itali nga Shqipëria. Natën e 4 korrikut, Vucaj kishte shkuar në një zonë e cila frekuentohej nga ish e dashura e tij. Menjëherë pasi e gjeti, ai e detyroi që ta ndiqte deri pranë banesës së saj, duke e mbajtur të izoluar për mbi 24 orëve, pa e lejuar të komunikonte me njeri. Jo vetëm kaq por nga ana e policisë thuhet se Vucaj, e kishte dhunuar vajzën, madje kishte përdorur edhe një thikë për ta dëmtuar. Policia italiane u sinjalizua nga një shoqe e vajzës, e cila ishte shqetësuar nga heshtja e gjatë e kësaj të fundit. Pas kësaj nga ana e policisë u rrethua shtëpia e vajzës, ndërsa u bë e mundur hyrja në apartament nëpërmjet një dritareje. E dëmtuara u dërgua në spital për tu mjekuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat