Kërkon të arratiset nga burgu me pistoletë sapuni

Kronikë e zezë

Kërkon të arratiset nga burgu me pistoletë sapuni

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 16:32

Një i burgosur është zbuluar dhe më pas ndaluar gjatë një plani për arratisje. Historia e tij është duke bërë xhiron e botës dhe po përhapet me shpejtësi edhe në internet. Ai ka menduar dhe ka mundur të ndërtojë një pistoletë prej sapuni.

Kjo ka qenë ideja e tij e çmendur, në të cilën ka punuar prej disa muajsh. Për të ndërtuar armën, burri ka përdorur sapunët e mbledhur gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg.

Duke qenë se nuk ishte nga ata të burgosur, të cilët dallohen për guximin e tyre, ai vendosi të përdorë këtë armë, kundrejt rojeve, në momentin e kapjes. Duhet vlerësuar në fakt fantazia dhe imagjinata e tij në këtë rast.

Ai ka rrëfyer pasi është kapur, se në ndërtimin e saj, është frymëzuar nga një hajdut bankash i viteve ’30, John Dillinger. Ai kishte provuar të arratisej nga burgu nëpërmjet përdorimit të një pistolete prej druri dhe ia kishte arritur, por, fatkeqësisht, heroi i ri nuk e realizoi dot deri në fund idenë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat