Lazarat, gjendet 1.82 ton drogë e fshehur në bodrum (Video)

Kronikë e zezë

Lazarat, gjendet 1.82 ton drogë e fshehur në bodrum (Video)

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 16:31

1.82 ton marijuanë është gjetur ditën e sotme në bodrumin e një banese, gjatë aksionit antikanabis në Lazarat, nga forcat e Policisë së Shtetit.

Droga u gjet gjatë kontrollit të forcave të policisë në lagjen “Gjoka”, ku u zbulua 1.2 ton droge e presuar, e fshehur në bodrumin e një banese të vjetër, si dhe 620 kilogram rifuxho, jo e paketuar, e cila u asgjësua menjëherë nëpërmjet djegies.

Droga e presuar u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat