Qëllon me armë pronarin e lokalit, ky ia kthen me plumba

Kronikë e zezë

Qëllon me armë pronarin e lokalit, ky ia kthen me plumba

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 16:06

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 38-vjeçar kërcënoi me armë rojën dhe pronarin e një lokali me muzikë live në zonën e Plazhit në Durrës. Pronari mësohet se ishte i pajisur me armë dhe i është kundërpërgjigjur. Nga ky shkëmbi zjarri mbeti i plagosur roja i lokalit, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit.

38-vjeçari Shpëtim Mema, banues në fshatin Pjezë Shijak kërcënoi me armë rojën e lokalit Besnik Ruçi dhe pronarin Pëllumb Tuda dhe më pas qëlloi në drejtim të tyre. Por pronari kish qenë i pajisur me pistoletë dhe iu kundërpërgjigj me plumba.

Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vend dhe arrestoi Ivan Tudën, të afërmin e pronarit të lokalit, i cili pas ngjarjes fshehu armën. Gjithashtu policia arrestoi pronarin e lokalit, Pëllumb Tuda, pasi gjeti në banesën e tij 88 fishekë te kalibrit 9 mm, transmeton shekulli.

Gjatë kontrollit në banesën e Shpëtim Memës, policia gjeti një Benz me targa AZ 144 HY me xhamin e pasmë të thyer dhe më vrimë në pjesën e bagazhit. Dyshimet e para të policisë janë se pronari i lokalit mund të ketë qëlluar me armë 38-vjeçarin ndërsa ky ka qenë duke u larguar nga lokali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat